Pritet të bëhet baba për herë të parë së shpejti, Zayn Malik u bë “i gjallë” në rrjetet sociale por u zhduk sërish. Çfarë po përgatit këngëtari

Bota e Yjeve

Pritet të bëhet baba për herë të parë së shpejti, Zayn Malik u bë “i gjallë” në rrjetet sociale por u zhduk sërish. Çfarë po përgatit këngëtari

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:55
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Zayn Malik ka mbajtur një profil të ulët në rrjetet sociale. Fotot e tij në Instagram janë të pakta dhe këngëtari postoi në rrjetin social për herë të parë që nga muaji korrik.

Ish-ylli i One Direction paralajmëroi se zhvillime të reja rreth tij do vijnë së shpejti.

“Kam disa gjëra që do i ndaj me ju së shpejti,”- shkroi Zayn Malik.

Shumë prej fansave të tij komentuan që bëhet fjalë për një tatuazh të ri, ndërsa të tjerë hamendësuan se ai do sjellë këngë të reja në tregun muzikor.

Pas këtij postimi, ai u zhduk sërish nga rrjetet sociale ndaj priten reagime të tjera të tij për të zbuluar më shumë.

Ndërkohë këngëtari po pret të bëhet baba së shpejti, pasi e dashura e tij Gigi Hadid është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Që nga momenti kur u zbulua se supermodelja ishte në pritje të një fëmijë, Zayn nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.

Në asnjë prej postimeve të tij, ai nuk iu është referuar foshnjës që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Ndërkohë modelja ka ndarë me ndjekësit së fundmi disa foto ku vendos në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Ajo u mundua që ta mbajë shtatzëninë larg vëmendjes së mediave, pavarësisht kritikave të shumta rreth këtij vendimi të saj.

Ndërsa gjinia e bebit nuk është zbuluar ende.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat