Kylie thotë se përdorën photoshop në fotografitë e saj

Bota e Yjeve

Kylie thotë se përdorën photoshop në fotografitë e saj

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 19:16
Kylie Jenner

Kylie Jenner thuhet se po pret fëmijën e saj të parë, e tani dikush po përpiqet t’i ndryshojë fotografitë e saj të fundit për t’a theksuar barkun në rritje.

20-vjeçarja shfrytëzoi Twitter-in për të folur në lidhje me disa foto që u publikuan gjatë ditës së sotme e që e shfaqin atë shumë më ndryshe.

“Para se gjithash nëse jeni duke përdorur photoshop për fotografitë e mia, shikoni linjat e shtrembëruara në sfond. Fotoja 2 është ndryshuar qartë”, shkroi Kylie.

Kylie nuk e ka konfirmuar ende se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Travis Scott.

“Pra a je shtatzënë apo jo”, i shkroi një fans asaj nën statusin e saj. Më pas një tjetër tha “A do të thotë kjo që nuk je shtatzënë?”, por asnjëri prej tyre nuk mori përgjigje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat