Jennifer Aniston thotë se ka keqinterpretime për jetën e saj

Bota e Yjeve

Jennifer Aniston thotë se ka keqinterpretime për jetën e saj

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:10
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston dëshiron t’i bëjë disa gjëra të qarta.

Në një intervistë për InStyle, Aniston ka zgjedhur të rrëfehet për jetën e saj personale.

“Është çmenduri. Ekzistojnë disa keqinterpretime si ‘Jen nuk mund ta mbajë një burrë’ dhe ‘Jen refuzon të ketë një foshnje sepse ajo është egoiste dhe e përkushtuar në karrierë’. Shumë besojnë se jam e mërzitur dhe zemërthyer. Më lejoni, me gjithë respektin, t’ua bëj me dije se nuk jam zemërthyer”, ka thënë aktorja 49 vjeçare.

“Së dyti, këto janë supozime të nxituara. Askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura. Askush nuk e merr parasysh se sa e ndjeshme është kjo çështje për mua dhe partnerin tim. Ata nuk e dinë se çfarë kam kaluar unë emocionalisht ose mentalisht”.

“Ka një presion mbi gratë që duhet të jenë nëna dhe nëse nuk janë, ato gjykohen. Ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është që të riprodhojë. Ndoshta kam gjëra të tjera që unë duhet të bëj?”, ka thënë tutje Aniston në këtë intervistë ku ka folur për jetën e saj.

Kjo intervistë e Aniston vjen disa muaj pasi ajo është ndarë nga bashkëshorti Justin Theroux në muajin shkurt, pas më shumë se dy vjetësh martesë dhe shtatë vjetësh lidhje.

Aniston foli edhe për seksizmin që industrinë që ajo ka karrierë të gjatë.

“Gratë përzgjidhen bazuar në pamjen, veshjen dhe në gjëra të tjera sipërfaqësore. Kur një çift ndahet në Hollywood, është gruaja që është e përbuzur. Gruaja mbetet e trishtuar dhe e vetmuar. Ajo është dështimi”.

Ajo ka treguar edhe nëse është ngacmuar në vendin e punës.

“Ka patur disa lëvizje nga aktorët dhe unë e kam tejkaluar këtë gjë thjesht duke u larguar. Në përvojën time personale unë jam trajtuar më keq nga disa gra në këtë industri”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat