Mbreti malajzian abdikon për arsye të mistershme

Bota

Mbreti malajzian abdikon për arsye të mistershme

Më: 6 janar 2019 Në ora: 16:45

Mbreti i Malajzisë abdikoi sot, njoftoi Pallati mbretëror, duke i dhënë fund spekulimeve të ushqyera nga mungesa e tij zyrtare për arsye shëndetësore dhe zhurmave sipas të cilave ai është martuar një ish-mis bukuria nga Rusia.

Sulltani Muhammad V është mbreti i parë i Malajzisë që abdikon që kur ky vend mysliman fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe në 1957.

“Pallati Kombëtar njofton se madhëria e tij ka dhënë dorëheqjen si mbreti i 15-të dhe se ky vendim hyn në fuqi më 6 janar”, thuhet në këtë komunikatë pa dhënë asnjë arsye për këtë largim.

Sipas fjalëve që qarkullojnë në lidhje me mungesën e tij javët e fundit, ai ka marrë një trajtim shëndetësor në muajin nëntor, ndërsa fjalë të tjera flasin për një martesë të mundshme me ish-mis Moskën, fjalë këto që Pallati ka refuzuar t’i komentojë.

Malajzia është një monarki kushtetuese me modalitete unike në botë. Mbreti ndryshon çdo pesë vite, gjithnjë i zgjedhur nga një prej familjeve mbretërore që drejtojnë nëntë prej 13 shteteve të vendit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat