Ky virus Khashoggi-t i kushtoi me jetë

Bota

Ky virus Khashoggi-t i kushtoi me jetë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:18
Jamal Kashogi

Khashoggi ka dërguar mesazhe përmes WhatsApp, por nuk ishte në dijeni se telefonat e mikut të tij dhe aktivistëve, me të cilët planifikonte rebelimin kundër princit saudit, ishin të infektuar me virusin Pegasus dhe kështu ato përfunduan tek autoritetet saudite.

Gazetari saudit Jamal Kashogi, i cili u vra në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, besonte se mesazhet e dërguara te miku i tij, disidentja saudite Omar Abdulaziz, ishin të koduara dhe se princi Saudit Muhammed bin Salman nuk do të dinte për ta, por ata ishin çelësi për vrasjen e tij, shkruan CNN.

Khashoggi dërgoi mesazhe përmes WhatsApp, por nuk e dinte se telefoni i Abdulaziz ishte i infektuar me virusin Pegasus, i cili ishte projektuar për të spiunuar përdoruesit.

Abdulaziz ka paditur krijuesit e Pegazit, grupin izraelit të rrjetit kompjuterik NSO, duke pretenduar se kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, pasi ua kanë shitur programet e tyre regjimeve represive.

NSO kundërshton çdo përfshirje në vdekjen e gazetarëve duke insistuar që programi i tyre përdoret për të luftuar terrorizmin dhe krimin.

Edhe Edward Snowden ka kritikuar kompaninë izraelite disa muaj më parë me fjalët se "është më e keqja nga më e keqja".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat