Uashingtoni mund të heqë tarifat ndëshkuese për të arritur një marrëveshje me Pekinin

Bota

Uashingtoni mund të heqë tarifat ndëshkuese për të arritur një marrëveshje me Pekinin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 07:59
Pekin

Administrata e Donald Trump po analizon mundësinë për të hequr të gjitha ose një pjesë të tarifave doganore të vendosura ndaj Kinës, për të nxitur Pekinin që të bëjë më shumë lëshime në negociatat tregtare që po zhvillohen mes dy vendeve, theksoi sot “Wall Street Journal”.

Ky informacion, që mbështetet në burime anonime, ka shkaktuar një rritje të menjëhershme të bursës.

Qetësimi i tregjeve që është tensionuar nga lufta tregtare mes dy gjigantëve ekonomikë është gjithashtu një prej qëllimeve të kërkuara nga administrata e një presidenti që sheh në performancën e bursave një barometër të suksesit të tij.

“Ideja e heqjes krejtësisht ose pjesërisht e tarifave doganore të vendosura muajt e fundit në më shumë se 250 miliardë dollarë produkte të importuara nga Kina u paraqit nga sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin gjatë një mbledhje diskutimi strategjik për të bërë që të përparojnë bisedimet tregtare me Kinën dhe për të nxitur Pekinin që të angazhohet në reforma afat gjata”, thekson e përditshmja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat