Guaido: Nuk pranoj asnjë dialog fals me Maduron

Bota

Guaido: Nuk pranoj asnjë dialog fals me Maduron

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:29
Juan Guaido

Shefi i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido, i vetëshpallur “president” i përkohshëm i vendit, garantoi sot se nuk do të marrë pjesë në asnjë dialog fals me qeverinë e Nicolas Maduro.

“Represioni, kur nuk jep rezultate, transformohet në një dialog fals (…) dua t’i them qartësisht botës dhe këtij regjimi: këtu askush nuk do të shkojë në një dialog fals”, deklaroi Juan Guaido gjatë një konference për shtyp në një shesh në lindje të kryeqytetit venezuelas, gjatë shfaqjes së tij të parë në publik që prej shpalljes së tij. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat