SHBA paralajmëron Venezuelën: Do t'i përgjigjemi kërcënimeve ndaj çdo diplomati

Bota

SHBA paralajmëron Venezuelën: Do t'i përgjigjemi kërcënimeve ndaj çdo diplomati

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:29
Nicolas Maduro

SHBA ka paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim ndaj diplomatëve amerikanë ose udhëheqësit të opozitës Juan Guaido do të përballet me "një përgjigje të rëndësishme".

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se çdo "kërcënim" i tillë do të ishte "një sulm i rëndë në sundimin e ligjit".

Paralajmërimi i Bolton vjen disa ditë pasi SHBA dhe më shumë se 20 vende të tjera e njohën Z. Guaido si president të përkohshëm.

Ndërkohë, Guaido ka bërë thirrje për protesta anti-qeveritare të mërkurën dhe të shtunën.

Kriza politike në Venezuelë tani duket se është në kulmin e saj midis përpjekjeve në rritje të opozitës për të çrrënjosur Maduro nga pushteti.

Presidenti Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të tensionuara  dhe nga një bojkot i opozitës dhe akuzave për manipulim të votave, duke shkaktuar protesta të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat