Kompromis për gazsjellësin ruso-gjerman ”Nord Stream 2”

Bota

Kompromis për gazsjellësin ruso-gjerman ”Nord Stream 2”

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE ranë dakord sot për një kompromis për gazsjellësin ruso-gjerman ”Nord Stream 2” pa kërcënuar projektin, sipas burimeve diplomatike të BE.

”Kompromisi u mbështet nga 27 nga 28 shtetet anëtare, me përjashtim të Bullgarisë”, sipas një zyrtari francez.

Ndryshimi i propozuar shihej si i pamundur për t’u kaluar në Komision, derisa Franca njoftoi çuditërisht se do të mbështesë amendamentin.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe vendet e Lindjes të BE kanë kritikuar prej kohësh projektin, duke paralajmëruar se BE po bëhet shumë e varur nga energjia ruse.

Udhëheqësit gjermanë janë përpjekur vazhdimisht t’i qetësojnë këto frikëra dhe mbështetësit e gazsjellësit theksojnë nevojën për të garantuar furnizimet me gaz ndërsa prodhimi brenda BE bie.

”Nord Stream 2”, i cili është rreth 1 200 kilometra i gjatë dhe do të kalojë nën detin Balltik, do të dyfishojë kapacitetin e linjave që transportojnë gazin rus direkt në Gjermani. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat