Senatorët e kishin dorëzuar një kërkesë në Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, duke kërkuar nga Shtëpia e Bardhë ta hetojë këtë rast dhe të ofrojë më shumë të dhëna për rrethanat dhe autorët e vrasjes. Sidoqoftë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që presidenti ka pasur të drejtë ta refuzojë kërkesën.
Khashogi ishte vrarë pasi kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar. Ai e kritikonte ashpër qeverinë mbretërore të Arabisë Saudite. Është raportuar se trupi i tij është shaktërruar dhe nuk është gjetur ende.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar më parë se një operacion i tillë nuk ka mundur të kryhet pa urdhrin e princit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Sidoqoftë, autoritetet saudite i kanë mohuar akuzat për përfshirje të princit në këtë vrasje, shkruan “BBC”.