Parlamenti Australian përballet me një sulm kibernetik - Bota Sot
Parlamenti Australian përballet me një sulm kibernetik

Bota

Parlamenti Australian përballet me një sulm kibernetik

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:19
Ilustrim

Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” nese dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie.

Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që hakimi ka tentuar të kryhet nga një shtet i huaj shkruan REL.

Kryeministri Australian, Scott Morrison ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.

Ai ka thënë se më tani nuk ka pretendime se agjencitë qeveritare janë shënjestruar.

Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.

Qeveria e Australisë është përballur me një numër të sulmeve kibernetike në vjetët e fundit, derisa mediat lokale kanë bërë përgjegjëse Kinën për disa prej tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...