SHBA dhe Koreja e Veriut, bisedime përgatitore para takimit Trump-Kim - Bota Sot
SHBA dhe Koreja e Veriut, bisedime përgatitore para takimit Trump-Kim

Bota

SHBA dhe Koreja e Veriut, bisedime përgatitore para takimit Trump-Kim

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:18
Stephen Biegun

Përfaqësuesi i Posaçëm amerikan për Korenë e Veriut, Stephen Biegun tha se bisedimet me Korenë e Veriut që u mbyllën të premten në Phenian për përgatitjen e takimit të dytë të nivelit të lartë me Korenë e Veriut më 27-28 shkurt, ishin produktive.

Ai e bëri këtë vlerësim në takimin me Ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Kang Hyung-wha të shtunën në Seul.

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh më herët në Twitter se takimi i tij me udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong Un do të mbahej në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se zoti Biegun ka rënë dakord të takohet me homologun e tij koreano-verior, Kim Hyok Chol, të paktën një herë para se të mbahet takimi i nivelit të lartë, duke shtuar se gjatë tre ditëve bisedime në Phenian, Biegun dhe Kim "diskutuan për të hedhur hapa përpara lidhur me angazhimet e Presidentit Trump dhe kryetarit Kim nga takimi i Singaporit, lidhur me çnuklearizimin e plotë, transforimimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut dhe vendosjen e një paqeje afatgjatë në Gadishullin korean”./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...