Australi, peshkaqeni sulmon sërfistin

Bota

Australi, peshkaqeni sulmon sërfistin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 06:27
Australi

Një plazh në qytetin turistik popullor të Byron Bay në Australinë lindore është mbyllur pasi një njeri u sulmua nga një peshkaqen.

Ai u kafshua në këmbën e majtë  nga peshkaqeni, por 41-vjeçari fatmirësisht arriti të kthehej në breg, duke paralajmëruar sërfistëte tjerë për rrezikun që i priste në ujërat e Belongil Beach, New South Wales.

Sërfisti i cili u sulmua nga peshkaqeni u dërgua menjëherë në një spital pasi plaga në këmbë ishte serioze por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plazh Belongil dhe Main Beach u mbyllën për të paktën 24 orë dhe autoritetet po hetojnë incidentin.

Nuk është hera e parë që peshkaqenët kanosin njerëzit për jetë në këtë zonë pasi një muaj më parë një grua dhe një vajzë u sulmuan nga një peshkaqen duke terrorizuar njerëzit që frekuentojnë këto ujëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat