Dështon samiti Trump Kim

Bota

Dështon samiti Trump Kim

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:34
Donald Trump dhe Kim Jong Un

Presidenti Trump dhe pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un e përfunduan para kohe samitin në Hanoi, Vietnam.

Sipas Donald Trump samiti dështoi pas kërkesës së palës koreanoveriore për heqjen e plotë të sanksioneve.

Samiti i nivelit të SHBA-Kore e Veriut ku morën pjesë presidenti amerikan, Donald Trump dhe pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un përfundoi pa asnjë marrëveshje. Njoftimi erdhi të enjten në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë.Konsultimet nuk sollën "asnjë ujdi", theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Image

Edhe dreka e planifikuar, is edhe dreka e përbashkët u anuluan. 

Trump dhe Kim debatuan për rrugë të ndryshme për çnuklearizimin e Koresë së Veriut. Presidenti amerikan kishte theksuar perspektivën e mbështetjes ekonomike për Korenë e Veriut, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Megjithatë Shtëpia e Bardhë bëri fjalë për "një takim shumë të mirë dhe konstruktiv" në Hanoi. Delegeacioni amerikan dhe ai i Koresë së Veriut do të vazhdojnë bisedimet. Sipas Trump samiti dështoi për shkak të kërkesës së palëse koreanoveriore për heqjen e plotë të sanksioneve. "Këtë nuk mund ta bënim...na duhej të largoheshim", është shprehur Trump, i cili mbajti një konferencë shtypi në Hanoi pas samitit pa rezultate me Kim Jong Un.

Pala amerikane megjithatë shprehet optimiste. Donald Trump u shpreh se, deklaratat ishin gati për nënshkrim, por nuk do të ishte gjëja e duhur të nënshkruaja. "Dua ta bëj siç duhet në vend që ta bëj shpejt". Edhe sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo SHBA dhe Koreja e Veriut "janë më afër njera-tjetrës, se para 36 orësh"./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat