Rrëfimi i burrit që i mbeti gruaja në xhami gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re - Bota Sot
Rrëfimi i burrit që i mbeti gruaja në xhami gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re

Bota

Rrëfimi i burrit që i mbeti gruaja në xhami gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:49
Pamje nga sulmi

Një besimtar mysliman ka arritur të arratiset nga sulmi në Zelandën e Re, por fatkeqësisht gruaja e tij ka mbetur e vdekur  jashtë xhamisë ku edhe shumë fëmijë u vranë nga sulmuesi terrorist.

Një shok i çiftit, Nour Tavism, i cili ishte po ashtu në xhami, tha se çifti  ishte duke u lutur në xhaminë Al Noor kur dëgjuan të shtënat dhe dolën jashtë ndërtesës.

“Kur ajo dëgjoi zhurmën deshi të dal jashtë të  sigurohej se burri i saj ishte mirë. Ajo u godit nga plumbi, kurse burri i saj arriti të shpëtoj”- ka thënë ai.

“Kishte të shtëna të vazhdueshme, dhe  njerëz që rrëzoheshin rrugës nga plumbat”- ka shtuar ai.

Shumë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë nën kujdesin shëndetësor nga plagët e marra.

Një burrë në të njëzetat e tij është akuzuar për vrasje dhe pritet të dal në gjyq të shtunën në mëngjes.

Dy burra dhe një grua tjetër janë gjithashtu të arrestuar për sulmin e sotëm. Policia beson se njëri nga të arrestuarit mund të mos ketë të bëj me incidentin dhe ende po hulumtojnë për rastin.

Kryeministrja e Zelandës së Re e ka thënë se kërcënimi i sigurisë kombëtare është rritur shumë, duke shtuar se këto sulme  terroriste ishin planifikuar shumë kohë më herët.

Ajo e përshkroi këtë si një nga ditët më të zeza të Zelandës së Re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...