Masakra terroriste/ Reagon ashpër Erdogan: Ne muslimanët … - Bota Sot
Masakra terroriste/ Reagon ashpër Erdogan: Ne muslimanët …

Bota

Masakra terroriste/ Reagon ashpër Erdogan: Ne muslimanët …

Më: 16 mars 2019 Në ora: 08:36
Erdogan

“Si muslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdoğan në një tubim në provincën juglindore Gaziantep.

Komentet e presidentit turk erdhën pas sulmeve ndaj besimtarëve në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, të cilat gjithashtu lanë 48 persona të plagosur, përfshirë tre qytetarë turq.

“Ky vrasës lëshoi një deklaratë kundër vendit tonë, kombit tonë, personalitetit tim dhe të gjithë muslimanëve”, shtoi ai, duke iu referuar një manifesti në internet të postuar nga njëri prej të dyshuarve në masakër.

Erdoğan shtoi se Turqia do të shfaqë të njëjtin qëndrim parimor ndaj vdekjes së çdo njeriu të pafajshëm, pavarësisht nga origjina dhe besimi i tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...