Thellohen ndasitë mes SHBA-së dhe Turqisë shkaku i sistemit raketor rus - Bota Sot
Thellohen ndasitë mes SHBA-së dhe Turqisë shkaku i sistemit raketor rus

Bota

Thellohen ndasitë mes SHBA-së dhe Turqisë shkaku i sistemit raketor rus

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Zyrtarë të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara kanë shfaqur shpresën se Uashingtoni do të gjejë një mënyrë të zgjidhjes së ndasive me Turqinë, sa i përket vendimit të Ankarasë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore.

Megjithatë, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane Joseph Dunford, “kjo është një çështje e vështirë”.

Gjenarali amerikan tha se Pentagoni mundet që së shpejti të pezullojë përgatitjet për dërgesën e aeroplanëve ushtarakë F-35 në Turqi.

Kohë më parë edhe kreu forcave ushtarake amerikane në Evropë, gjenerali, Curtis Scaparrotti, tha se do të rekomandojë që Shtetet e Bashkuara të mos i shesin aeroplanët luftarakë Turqisë, nëse paraprakisht, Ankaraja, nuk zbrapset nga planet për blerë sistemin mbrojtës raketor të Rusisë.

"Këshilla ime më e mirë ushtarake do të ishte që ne nuk do të punojmë me një aleat që është duke punuar me sistemet ruse” tha gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se planifikon të blejë sistemin rus përkundër vërejtjes së Aleancës Veriatlantike, se ai nuk mund të integrohet në sistemin mbrojtës të NATO-s, informon Reuters.

Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se marrëveshja për blerjen e sistemit rus, tashmë është çështje e kryer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...