Pamje nga sateliti i përmbytjeve në Mozambik - Bota Sot
Pamje nga sateliti i përmbytjeve në Mozambik

Bota

Pamje nga sateliti i përmbytjeve në Mozambik

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:25
Pamje nga sateliti

300 deri në 400 trupa gjenden të shtrirë nëpër rrugë jo larg qytetit Beira në Mozambik, tregojnë dëshmitarët, ndërsa transmeton CNN.

Përmbytjet kanë formuar deti brenda tokës ndërsa uji është futur në vendet ku derisa para disa ditësh kanë jetuar njerëzit.

Kjo shihet edhe nga fotografia nga gjithësia e cila është publikuar nga Agjencia evropiane e gjithësisë në bazë së cilës vërehet katastrofa.

Ende nuk dihet saktë numri i viktimave por ai numër sigurisht se do të jetë I tmerrshëm.

Qytete dhe fshatra të tëra janë nën ujë ndërsa njerëzit shpëtimin e kanë gjetur mbi kulme.

Kruqi i Kuq ka treguar për shkatërrimin që ka lënë pas cikloni. “Më keq se që kemi menduar” duke paralajmëruar katastrofë humanitare që do të pasojë pas kësaj.

“Tashmë janë shënuar disa raste me kolerë, ndërsa numri me malaria veç është rritur”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Mozambikut Carlos Agostinho do Rosário në një konferencë për media të premten ka thënë se numri i të vdekurve është 293.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...