Liga Arabe kundër Trumpit, Golani “territor i pushtuar sirian”

Bota

Liga Arabe kundër Trumpit, Golani “territor i pushtuar sirian”

Më: 31 mars 2019 Në ora: 19:03
Liga Arabe

Liga Arabe në samitin e sotëm në Tunizi ka refuzuar njohjen amerikane të sovranitetit izraelit mbi lartësitë Golan.

Liderët e 22 vendeve të Ligës Arabe, pa Sirinë e dëbuar për shkak të presidentit Bashar al-Assad, lëshoi një deklaratë të përbashkët, në të cilën dënojnë deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur sovranitetin izraelit mbi Golan, si dhe vendimin e vitit të kaluar për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Udhëheqësit u mblodhën në takim për të konfirmuar angazhimin për zgjidhjen e konfliktit rreth Golanit, duke thënë se do ta njohin Izraelin nëse tërhiqet nga Golani, Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor, territore këto të cilat Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967.

Në deklaratën përfundimtare, liderët e Ligës Arabe porositën se Golani është “territor i pushtuar sirian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat