Tërmeti i dytë me radhë godet Filipinet

Bota

Tërmeti i dytë me radhë godet Filipinet

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Derisa filipinasit po vraponin të shpëtonin njerëzit e ngujuar nën një ndërtesë të shembur në Manila kryeqyteti i Filipineve, goditi tërmeti i dytë.

Tërmeti i dytë ishte me shkallë më 6.4 dhe më i fuqishëm se ai i ditës së djeshme që shkaktoi dëme të mëdha e viktima në kryeqytetin Manila edhe në veri të kryeqytetit.

Seizmologët fillimisht e klasifikuan tërmetin me 6.3 ballë dhe pastaj e zhvlerësuan në 6.1 ballë.

Numri i viktimave ka shkuar në 16 të vdekur dhe më shumë se 100 të lënduar tani në krahinën veriore Pamapanga kanë njoftuar institucionet filipinase.

Tërmeti i dytë goditi ishullin jugor Samar ku edhe pse dridhjet ishin më të rënda dhe tërmeti me shkallë të lartë se ai i të hënës që la viktima. Tërmeti i dytë shkaktoi dëme dhe shkaktoi panikë në popullatë, ku raportuan për lëndime të dhjetë personave por jo viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat