Tetëmbëdhjetë milionë euro ndihmë nga BE-ja për Sirinë

Bota

Tetëmbëdhjetë milionë euro ndihmë nga BE-ja për Sirinë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:08
Monedha për ilustrim

Bashkimi Evropian ka miratuar program të ri prej tetëmbëdhjetë milionë euro për stabilizim të rajoneve të liruara nga grupi xhihadist Shteti Islamik në pjesën verilindore të Sirisë.

Programi do të ketë për qëllim t’u sigurojë banorëve të zonave të lira si ujë dhe ushqim, ndërsa do të jetë e obliguar të ndihmojë edhe për çminim në Raka dhe Deir Ez-Zor, kumtoi Komisioni Evropian.

Përveç këtyre mjeteve, Bashkimi Evropian tashmë ndihmon me pothuajse shtatëmbëdhjetë miliardë euro në Siri.

“E rrisim angazhimin tonë për përballje me nevojat humanitare dhe mbështetje të komuniteteve që të mund të kthehen të jetojnë në rajonet e liruara nga SHI-ja”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së, për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

Konflikti në Siri zgjat tashmë nëntë vite, paradokohe disa zona në verilindje u liruan nga Shteti Islamik falë intervenimit të koalicionit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat