Zgjedhjet në Australi, koalicioni i Morrisonit kërkon shumicën

Bota

Zgjedhjet në Australi, koalicioni i Morrisonit kërkon shumicën

Më: 19 maj 2019 Në ora: 10:01
Ilustrim

Rezultatet përfundimtare po numërohen në Australi ku kryeministri Scott Morrison shpreson se fitorja e tij në zgjedhjet e së shtunës do t’i japë atij një qeveri të shumicës.

Koalicioni i tij konservator ka sfiduar sondazhet dhe tani ka nevojë të fitojë tre vende të tjera për të mbyllur një shumicë shokuese.

“Gjithmonë kam besuar në mrekulli,” i tha z. Morrison mbështetësve në fjalimin e tij të fitores të shtunën në mbrëmje.

Sondazhet kishin parashikuar një fitore të Partisë Laburiste për herë të parë në gjashtë vjet.

Por udhëheqës Bill Shorten dha dorëheqjen pas humbjes së papritur të partisë së tij.

Rezultati përfundimtar mund të mos shpallet edhe për disa orë, por me më shumë se 75% të votave të numëruara, Koalicioni Liberal-Kombëtar ka fituar ose është në krye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat