Boris Johnson do të përballet me gjykatën lidhur me pretendimet që ka gënjyer gjatë referendumit të Brexit

Bota

Boris Johnson do të përballet me gjykatën lidhur me pretendimet që ka gënjyer gjatë referendumit të Brexit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:47
Boris Johnson

Boris Johnson është thirrur në gjykatë për t’u përballur lidhur me pretendimet se gënjeu në fushatën e referendumit të vitit 2016 në BE.

Sipas mediave të huaja, Johnson, një figurë udhëheqëse në fushatën zyrtare për tu larguar nga BE, përballet me pretendime se ai gënjeu duke thënë se Britania e Madhe dërgon 350 milionë euro në javë në BE, një shifër që u bë sinonim i fushatës zyrtare për të dalë nga BE.

Rasti u ngrit kundër Johnson nga Marcus Ball, një qytetar privat, i cili pretendonte se Johnson qëllimisht mashtronte publikun.

Gjykatësi i qarkut Margot Coleman vendosi të mërkurën se Johnson duhet të thirret për t’u përballur me pretendimet në gjykatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat