Trump thotë se ‘gjithmonë ka një mundësi’ për luftë me Iranin - Bota Sot
Trump thotë se ‘gjithmonë ka një mundësi’ për luftë me Iranin

Bota

Trump thotë se ‘gjithmonë ka një mundësi’ për luftë me Iranin

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim

Lufta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të ndodhë.

Kështu ka deklaruar presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një intervistë me Piers Morgan.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk po kërkon konflikt të armatosur me Teheranin.

Në lidhje me tensionet në rritje me Iranin dhe gjasat për luftë, Trump pranoi se asgjë nuk mund të përjashtohet.

“Gjithmonë ka një mundësi. A dua unë, jo. Por, gjithnjë ka një mundësi”, ka deklaruar ai, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.

Lideri i SHBA-ve ka insistuar se do të preferonte më shumë që të bisedonte me Iranin, por në të njëjtën kohë do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar Teheranin nga sigurimi i armëve bërthamore.

“Ne nuk mund të lejojmë që ata të kenë armë bërthamore. Unë di jashtëzakonisht shumë për armët bërthamore. Unë jam ai që po trajnohet dhe duhet ta studiojë këtë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat