Bota jonë vazhdimisht evoluon dhe me kalimin e kohës raca njerëzore ka pasur një ndikim të dëmshëm në dukjen e sotme të planetit Tokë. Edhe pse disa prej ndikimeve tona kanë qenë negative, ne kemi bërë edhe shumë ndërtime të mrekullueshme, të cilat paraqesin aftësi dhe vendosmëri.
Vendet më mahnitëse janë krijuar nga natyra, megjithatë, në vijim ju sjellim listën e kombinuar të mrekullive më të bukura të kohës moderne.
Koloseumi-Romë, Itali
Përveç që është shenjë dalluese e Romës dhe një nga monumentet më të famshme të Italisë, Koloseumi është amfiteatri më i madh në botë. Edhe pse është pjesërisht i shkatërruar, ai ende paraqet një sekuencë magjepsëse të asaj se si mund të jetë dukur Perandoria Romake.
Taxh Mahalli – Agra, Indi
Taxh Mahalli është ndërtuar me mermer të bardhë dhe me shumë detaje të ndërlikuara. Megjithëse ndërtimi kishte marrë mbi 20 vjet kohë, ia kishte vlejtur sepse nga shumë njerëz ky konsiderohet të jetë shembulli më i mirë i arkitekturës Mughal.
Muri i Madh i Kinës – Kufijtë Veriorë, Kinë
Kjo është një mrekulli e vërtetë e ndërtimit. Muri i Madh i Kinës është aq i madh saqë thuhet se mund të shihet nga hapësira. Gjatësia e përgjithshme e kësaj arritjeje të pabesueshme është mbi 16 kilometra.
Shkëmbi i madh i koraleve – Queensland, Australi
Kjo argjinaturë në Detin e Koraleve, në brigjet e Queenslandit në Australi, është sistemi më i madh i shkëmbinjëve nënujorë në botë. Megjithëse ende ka një madhësi gjigante të sipërfaqes prej rreth 209.000 kilometra katrorë, që nga viti 1985 ajo ka humbur gjysmën e kapacitetit të saj.