Helikopteri përplaset me kullën e lartë në New York, dhjetëra zjarrfikëse në vendngjarje

Bota

Helikopteri përplaset me kullën e lartë në New York, dhjetëra zjarrfikëse në vendngjarje

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:53
Foto

SHBA- Një helikopter është rrëzuar në kulmin e një ndërtese të vendosur në 787 7th Ave. në Manhattan. Lajmi është bërë publik nga mediet ndërkombëtare.

Për shkak të përplasjes së helikopterit, autoritetet kanë evakuuar të gjithë zonën përreth.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur, ndërsa në qytet po binte shi dhe frynte erë e fortë.

Piloti ishte i vetmi person në bordin e helikopterit bazuar në informacionin paraprak, sipas Kathleen Bergen, një zëdhënëse për Administratën e Aviacionit Federal, i cili ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësesh, të cilët janë në gatishmëri për çdo të papritur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, nëdrsa autoritetet pasi kanë evakuuar ndërtesën dhe zonën përreth, po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat