Protesta në Rusi, ndalohet lideri i opozitës - Bota Sot
Protesta në Rusi, ndalohet lideri i opozitës

Bota

Protesta në Rusi, ndalohet lideri i opozitës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:37
Foto nga ngjarja

Policia ruse ndaloi të paktën 94 persona, përfshirë liderin e opozitës Alexei Navalny, në protestën e mbajtur në Moskë në mbështetje të një gazetari, ndaj të cilit ishin ngritur akuza false.

Manifestuesit kërkuan ndëshkimin e oficerëve të përfshirë në skandalin me gazetarin.

Policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Ivan Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, që u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij.

Gazetari 36-vjeçar u vu në shënjestër nga policia pasi ekspozoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës. Ai u ndalua javën e kaluar me akuzën e shpërndarjes së drogës, që është mohuar kategorikisht nga Golunov.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...