Kryengritësit huti me ndihmën e Iranit rrëzojnë dronin e SHBA-së në Jemen

Bota

Kryengritësit huti me ndihmën e Iranit rrëzojnë dronin e SHBA-së në Jemen

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Rebelët huti në Jemen kanë rrëzuar kohët e fundit një dron të SHBA-së me ndihmën e Iranit, tha sot ushtria amerikane.

Koloneli Erl Brown, një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA, tha në një deklaratë se lartësia me të cilën droni "MQ-9" u rrëzua më 6 qershor, tregon "një përmirësim në kapacitetin e huti", i cili çon ushtrinë amerikane në përfundimin se rebelët kishin ndihmë nga Irani.

Përveç kësaj, Brown gjithashtu tha se më 13 qershor, Irani, në një rast të veçantë, u përpoq të rrëzojë një tjetër dron amerikan mbi gjirin e Omanit në një përpjekje për të penguar monitorimin e sulmit të Iranit ndaj një tankeri të naftës.

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Teheranin për këto sulme, gjë që ka rritur frikën e një konflikti të mundshëm midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat