Zhduket studenti australian në Korenë e Veriut, dyshohet se është arrestuar

Bota

Zhduket studenti australian në Korenë e Veriut, dyshohet se është arrestuar

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 08:29
Alek Sigley

Australia po kërkon me “urgjencë” të konfirmojë raportet se një shtetas i saj është ndaluar në Korenë e Veriut.

Familja e Alek Sigley, një student 29-vjeçar që jeton në Penian, nuk arriti të konfirmonte nëse ai ishte arrestuar apo jo, por tha se nuk kishin kontaktuar që prej të martës.

Zyrtarët australianë po përpiqeshin të kuptojnë për gjendjen e tij, njoftuan familjarët.

"Nuk është konfirmuar nëse Alek është arrestuar. Situata është se Alek nuk ka qenë në kontakt me miqtë dhe familjen që nga mëngjesi i së martës me orën australiane, gjë që është e pazakontë për të”, thuhet në deklaratën e familjes së studentit.

Familjarët dhe miqtë nuk mund të thonë se përse Sigley mund të ishte arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat