Kriza e refugjatëve nëpër botë përmes fotografive

Bota

Kriza e refugjatëve nëpër botë përmes fotografive

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:14
Foto

69 milionë njerëz janë shënuar si refugjatë këtë vit – shifër që tejkalon edhe popullsinë e Britanisë, shkruan The Indepedent.

Luftërat, katastrofat natyrore dhe krizat politike kanë detyruar miliona fëmijë në mbarë botën të braktisin shtëpitë e tyre.

Vitin e kaluar, rreth 13 milionë fëmijë refugjatë u regjistruan si të pambrojtur – në rrezik për t’u përballur me dhunë, abuzim dhe shfrytëzime të tjera. UNICEF ka publikuar një seri fotosh për të shënuar Ditët Botërore të Refugjatëve.

Shifra e njerëzve që braktisin shtëpitë për shkak të konflikteve dhe përndjekjes ishte më e lartë se 70.8 milionë në vitin 2018, ndërsa këtë vit 69 milionë refugjatë – më shumë se popullsia e Britanisë, percjell KosovaPress.

Të dhënat e UNICEF-it tregojnë që ashpërsia e emergjencave me të cilat përballen të rinjtë refugjatë nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Në 4 mujorin e parë të vitit 2019 në Greqi, Itali, Bullgari, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 17.300 fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë nga rriturit.

Kufiri Mexico-Guatemala
 

Image

Ugandë
 

Image

Fëmija sirian në Jordani

Image

 

Kampi i refugjatëve të komunitetit Rohingya  në Bangaldesh

Image

Yulis Rivas, vajza 3 vjeçare nga Venezuela, refugjate në Kolumbi

Image

Vajza e vogël me kukull e cila po qëndronte në tendën e saj në kampin e refugjatëve në Moria, në ishullin grek Lesbos

Image

Fëmijët duke luajtur në rajonin  Yumbe të Ugandës

Image

Qindra fëmijë përreth kufirit Venezuelë-Kolumbi në orën 5:00 të mëngjesit presin autobusin për të shkuar në shkollë në qytetin Cucuta të Kolumbisë

Image

Ayman, foshnja 11-ditëshe është vaksinuar në njërin nga klinikat e mbështetura nga UNICEF në kapin Azraq të Jordanisë

Image

Sabirin Nur, nga Somalia e cila merret me volejboll Brenda një kampi në Etiopi

Image

Fëmijët nga Sudani Jugor duke kërcyer e kënduar në njërin në kampin Bidibidi në Uganda

Image

Khalid, 10 vjeçar, duke u vaksinuar në qytetin Tabqa  të Raqqa

Image

Fëmijë sirianë në Liban

Image

Ditë e zakonshme në kapin e refugjatëve në Moria, Greqi

Image

Kontrolli mjekësor në qendrën e shëndetit të mbështetur nga UNICEF në Kolumbi 

Image

Rumichaca, kufiri i Ecuadorit me Kolombinë

Image

Pal Biel Jany, 15-vjeçari që dëshiron të bëhet president i ardhshëm i Sudanit Jugor. Ai ndjek shkollimin në kapin e refugjatëve  Tierkidi në rajonin Gambella të Etiopisë

Image

Refugjatët sirianë duke luajtur në Housh al Refka në Bekaa të Libanit

Image

Foshnja 18-muajshe Thiago Patania duke fjetur nw kampin Rumichaca në kufirin e Ekuadorit me Kolumbinë

Image

Kamerun

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat