May dhe Trump nuk planifikojnë të diskutojnë për marrëdhëniet reciproke - Bota Sot
May dhe Trump nuk planifikojnë të diskutojnë për marrëdhëniet reciproke

Bota

May dhe Trump nuk planifikojnë të diskutojnë për marrëdhëniet reciproke

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:07
Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti amerikan Donald Trump nuk kanë plane aktuale për të diskutuar marrëdhëniet e ndërsjella, tha zëdhënësi i May pasi Trump e quajti ambasadori britanik në SHBA një "budalla pompoz."

Trump ka ofenduar diplomatin Kim Darroch pasi ky i fundit e kishte quajtur administratën amerikane si të paaftë.

Presidenti amerikan tha se Darroch ishte "imponuar në SHBA".

"Ambasadori i çuditshëm nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA nuk është dikush me të cilin ne jemi të kënaqur - njeri shumë budalla," shkroi ai në Twitter.

Zëdhënësi i kryeministres britanike tha sot se Darroch do të vazhdojë të mbetet në detyrë dhe se ka mbështetjen e plotë të Theresa May.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...