Paqja larg nga Afganistani: 12 të vrarë e mbi 80 të plagosur, Talebanët shpërthyen dy bomba në Kandahar - Bota Sot
Paqja larg nga Afganistani: 12 të vrarë e mbi 80 të plagosur, Talebanët shpërthyen dy bomba në Kandahar

Bota

Paqja larg nga Afganistani: 12 të vrarë e mbi 80 të plagosur, Talebanët shpërthyen dy bomba në Kandahar

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:05
Afganistan

Në qytetin Kandahar sot dy bomba të vendosura në vetura jashtë stacionit të policisë u shpërthyen nga terroristët Talebanë, njoftojnë zyrtarë policor dhe shëndetësor afgan dhe vetë talebanët.

Terroristët kishin shënjestruar degën anti drogë të Policisë në Kandahar, njoftoi Shefi i policisë së qytetit, Tadeen Khan.

Dëshmitarët treguan se pas shpërthimeve të njëpasnjëshme, sulmuesit kishin hapur zjarr, taktikë e njohur e talebanëve, ku beteja mes njësive të policisë dhe terroristeve vazhdoi për një kohë.Mes të vrarëve ka oficerë policor edhe civil. Talebanët në njoftimin e tyre thanë se ushtarët që shpërthyen bombat përleshjet vazhduan pasi kishin arritur të hyjnë në stacion.

Kandahari ishte kryeqyteti i Talebanëve para se të rrëzoheshin nga aleanca e udhëhequr nga SHBA’të më 2001.

Përkundër, se negociatat me talebanët po vazhdojnë, me ndërmjetësimin Amerikan e Gjerman, këtë të fundit refuzojnë të ndërpresin sulmet.

Dje u vranë 20 policë në një pritë të talebanëve në provincën Badghis. Po ashtu, dje e vranë dhe një komandant afgan në provincën Ghazni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...