Çfarë zbulon shpërthimi misterioz me 'armën e Ditës së Gjykimit’ - Bota Sot
Çfarë zbulon shpërthimi misterioz me 'armën e Ditës së Gjykimit’

Bota

Çfarë zbulon shpërthimi misterioz me 'armën e Ditës së Gjykimit’

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Një shpërthim dhe anulimi papritmas i evakuimit të një fshati, pesë ekspertë bërthamorë të vdekur dhe disa gjurmë të jodit radioaktiv jashtë bregdetit verior të Norvegjisë - kjo është gjithçka që dihet për përpjekjen e pasuksesshme ruse për të provuar raketën e re ‘Burevestnik’, e quajtur ‘Skyfall’ në Perëndim, raporton CNN.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka argumentuar se raketa ka një shtrirje të pakufizuar dhe tejkalon gjithë mbrojtjen ajrore të SHBA-së. Por prova e këtij muaji nuk dëshmoi për një gjë të tillë dhe kjo nuk është hera e parë.

Niveli i lartë i rrezatimit në zonë, i cili mund të arrijë në Norvegji, i jep besim kësaj teorie, transmeton KosovaPress.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, nuk ka pranuar të konfirmojë spekulimet e përhapura ndërkombëtare se një raketë me energji bërthamore ishte përfshirë në përplasje.

John Hawkes, drejtori i asociuar i Jane's IHS Market për armë tokësore, tha se meqenëse rusët pretendojnë se raketa ka një shtrirje të pakufizuar, mund të supozohet se bëhet fjalë për një motor rakete që tërheq ajrin dhe e ngroh atë me një reaktor bërthamor me një bërthamë të vogël, dhe rryma e ajrit të mbinxehur që hidhet jashtë, krijon një shtytje.

Problemi kryesor me raketën "9M370" ose "SSC-x-9 Skyfall" - siç e quan NATO, është shter, pasi reaktori bërthamor nuk mund të përdoret për të çuar një raketë pa e kthyer atë në një "bombë të ndyrë".

"Kjo është me të vërtetë një armë e Ditës së Gjykimit," tha Mark Galeoti, nga Instituti Ushtarak Britanik për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

"Kjo mund të përdoret vetëm në një luftë bërthamore në shkallë të plotë. Është një raketë kryqëzuese që qëndron në ajër për një kohë të gjatë, dhe lëshon rreziqe radioaktive ndërsa fluturon," shtoi ai.

SHBA-ja ka pasur një program të ngjashëm viteve të gjashtëdhjeta, i njohur si projekti Pluton, i cili u braktis pasi ishte tepër i rrezikshëm, transmeton KosovaPress.

Kur Putini njoftoi solemnisht ekzistencën e raketës në mars 2018, ai theksoi gamën e tij të pakufizuar: ajo mund të fluturonte nëpër botë shumë herë dhe pastaj të sulmonte objektivin nga një kënd i papritur, ndoshta edhe disa ditë pas lansimit.

Galeoti beson se Putini nuk mërzitet se raketa deri më tash nuk ka funksionuar si duhet.    

"Rusia e Vladimir Putin në thelb po përpiqet të fryhet," tha ai. "Po përpiqet ta bëjë ushtrinë të duket më e frikshme sesa është. Edhe pse nuk iu pëlqen pse ajo nuk funksionoi, fakti që ne po flasim për teknologjinë e fundit ushtarake ruse është padyshim një plus për ta."

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CNN se raketa është testuar disa herë, por asnjëherë me sukses. Sa larg ka shkuar ai projekt dhe sa i madh është ky bllokim, është vetëm spekulim.

Kremlini ka pasur një numër incidentesh gjatë muajit të kaluar. Në fillim të korrikut, AS-31, ose "Losharik" - një nëndetëse spiunuese me super sekrete, u fut në telashe te bregu verior. Mediat shtetërore thanë se 14 detarë vdiqën nga gazi, dhe Kremlini pretendon se reaktori bërthamor i nëndetëses ishte i paprekur kur u kthye në port.

Një javë më vonë, një seri shpërthimesh ndodhën brenda pesë orëve në deponinë e municioneve në Achinsk, disa prej të cilave shkaktuan valë shkatërruese të shokut. Një javë më vonë, zyrtarët lokalë pranuan se 40 njerëz u plagosën.

Andrei Kortunov, drejtori i përgjithshëm i Këshillit për çështje ndërkombëtare të Rusisë, tha se "nëse shikohet gjendja e tanishme, buxheti për mbrojtje i Federatës Ruse arriti kulmin në vitin 2016", nga kur ka nisur të zvogëlohet.

"Në fakt, nga ushtria dhe sektori i mbrojtjes po kërkohet të bëjnë më shumë, dhe ky mund të jetë një burim tensioni. Ndoshta disa nga këto aksidente janë pjesë e çmimit që ushtria duhet të paguajë, pasi ka relativisht buxhet modest dhe ambicie të mëdha," tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...