Libani akuzon Izraelin: “Njësoj si shpallje lufte”

Bota

Libani akuzon Izraelin: “Njësoj si shpallje lufte”

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:10
Foto

Dy dronë izraelitë u rrëzuan në Beirut këtë të diel dhe pak orë më pas, Izraeli bombardoi një zonë në kufirin me Sirinë, ku janë të përqendruar anëtarët e Hezbollahut.

Presidenti i Libanit tha se dronët nuk janë goditur nga anëtarët e grupit, dhe akuzon vetë Izraelin, duke e quajtur veprimin e tyre “të njëjtë me shpallje lufte”, ndërsa kryeministri i vendit shtoi: “Ky veprim  na jep të drejtën të vetëmbrohemi  e të ruajmë sovranitetin”.

Droni i parë u rrëzua pranë qendrës mediatike të Hezbollahut, në lagjet Danije, sipas zyrtarëve të organizatës. Hezbollah është një grup që konsiderohet si terrorist nga Izraeli dhe nga shumë vende perëndimore.

Ky është sulmi i parë i këtij lloji në 10 vite, dhe Hezbollah ka premtuar se do të hakmerret duke rrëzuar çdo dron izraelit që futet në Liban, ndërsa zyrtarët libanezë e akuzojnë Izraelin se po kërcënon stabilitetin rajonal me këto veprime.

Incidenti në Bejrut ndodhi pak orë pasi Izraeli kishte realizuar disa bombardime pranë Damaskut ndaj forcave iraniane, të cilat i akuzoi se po bëheshin gati të lëshonin “dronë vrastarë” siç i quajtën.

OKB reagoi për ngjarjen këtë të hënë dhe kërkoi vetëpërmbajtje të menjëhershme nga të gjitha palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat