Milioneri i cili kishte ‘informata kyçe’ për skandalin Epstein zhduket pa asnjë gjurmë

Bota

Milioneri i cili kishte ‘informata kyçe’ për skandalin Epstein zhduket pa asnjë gjurmë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:23
Jeffrey Epstein

Një milioner i cili është shef i një agjencie modelingu që mendohet se ka informata kyçe rreth skandalit të Jeffrey Epstein ‘është zhdukur si një fantazmë pa asnjë gjurmë’.

Jean-Luc Brunel, 72 vjeçar, është zhdukur ndërkohë që policia ka kërkuar nga autoritetet franceze që ai të merret urgjentisht në pyetje. Hetuesit e rastit të Epstein kanë prova se ai ka përdorur seksualisht vajza të mitura. E këto abuzime mund të kenë ndodhur në Brazil, SHBA dhe Evropë.

Epstein e vrau veten në burg më 10 gusht. Të paktën kështu mendohet sepse ka akuza dhe teori që kanë ngjallur dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Brunel, i cili për herë të fundit është parë në Nju Jork, mohon të gjitha akuzat se mund të jetë i përfshirë në të njëjtat krime me të cilat është akuzuar Epstein.

Një burim ligjor nga Parisi për Daily Mirror ka thënë: ‘Ai është një fantazmë e cila është zhdukur pa asnjë gjurmë’.

Akuzat ndaj tij vijnë pasi që modelja Svetlana Pozhidaeva, e cila punonte në kompaninë e tij, u fotografua në shtëpinë e Epstein, i cili akuzohej për pedofili. Rasti kishte ndodhur në vitin 2016.

Rusja, Pozhidaeva, babai i së cilës është Kolonel në Ushtrinë e Kuqe, mohon se ajo është në atë fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat