Rriten bursat pas zbutjes mes Uashingtonit e Pekinit

Bota

Rriten bursat pas zbutjes mes Uashingtonit e Pekinit

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Vlera e aksioneve në tregjet amerikane dhe kineze u rrit së fundmi, pas lajmeve se Uashingtoni dhe Pekini kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet e nivelit të lartë në fillim të muajit të ardhshëm, në pritje të asaj që Kina e cilësoi "përgatitje e territorit për përparim domethënës" në mosmarrëveshjen tregëtare mes dy vendeve.

Por analistët u bëjnë thirrje investitorëve të kenë një optimizëm të përmbajtur, duke thënë se Kina nuk e ka marrë seriozisht qëndrimin e ashpër të Presidentit amerikan Donald Trump dhe nuk duket se një zgjidhje përfundimtare për të realizuar ndryshime strukturore ose përparime të mëdha është e afërt.

Të enjten presidenti amerikan, postoi në Twitter komentet e një biznesmeni amerikan, ku ai thoshte se ashpërsia është rruga e duhur për t’u marrë me Kinën dhe se është në interesin e Kinës që të korrigjojë sjelljen e saj.

Por nuk ka shenja që Kina po e bën një gjë të tillë.

Gazeta shtetërore kineze Global Times paraqiti një tablo optimiste për bisedimet e ardhshme, megjithëse e pranoi se hendeku midis të dy vendeve mbetet i thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat