Bota është e papërgatitur për efektet e krizës klimatike

Bota

Bota është e papërgatitur për efektet e krizës klimatike

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Sipas një raporti të hartuar nga liderë të ndryshëm globalë, gatishmëria e botës për t’i luftuar efektet e pashmangshme të krizës klimatike është e pamjaftueshme.

Ky raport paralajmëron se mungesa e gatishmërisë për marrjen e masave do të sjellë varfëri, mungesë të ujit dhe rritje të imigrimit të njerëzve. Përpos kësaj, në raport thuhet se ndryshimet klimatike do të kenë ndikim të pamohueshëm edhe në humbjen e jetës së njerëzve.

Për ta parandaluar “aparteidin klimatik”, bota ka nevojë për investime bilionëshe. Njerëzit e pasur po iu shmangen efekteve të ndryshimit të klimës, por të njëjtën gjë nuk mund ta bëjnë edhe popullsia e varfër. Sidoqoftë, ky investim paraqet shifër më të vogël sesa pasojat e mundshme në rast të mungesës së masave.

Sipas këtij hulumtimi, pengesa më e madhe për veprim nuk janë paratë, por mungesa e liderëve që i zgjojnë njerëzit nga gjumi kolektiv lidhur me këtë problem. Në raport thuhet se nevojitet një revolucion në mënyrën se si kuptohen rreziqet e ngrohjes botërore dhe si të financohen zgjidhjet e mundshme.

Raporti është hartuar nga Komisioni Botëror për Adaptim, në të cilin janë anëtare 18 shtete, përfshirë edhe Britaninë e Madhe. Në të kanë kontribuar ish-sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, themeluesi i kompanisë “Microsoft, Bill Gates, ministrat e mjedisit nga Kina, India dhe Kanadaja dhe presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat