Kuba para krizës për shkak të sanksioneve të SHBA-së për karburante - Bota Sot
Kuba para krizës për shkak të sanksioneve të SHBA-së për karburante

Bota

Kuba para krizës për shkak të sanksioneve të SHBA-së për karburante

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Cannel ka paralajmëruar se vendi po përballet me një krizë serioze energjetike për shkak të mungesës së naftës.

Ai fajësoi sanksionet e SHBA-së për mungesat dhe paralajmëroi kubanët që të përgatiten për të parë efektet e menjëhershme të mungesës së karburantit.

"Mund të ketë probleme me shpërndarjen e produkteve që varen nga nafta, transporti publik dhe prodhimi i energjisë, dhe ne po përpiqemi të ndërmarrim masa për t'i shmangur ato," tha ai për televizionin kombëtar.

Diaz-Kannel iu drejtua njerëzve pas disa ditësh ulje të dukshme të transportit publik, të cilat shkaktuan radhë të gjata në trafik.

Megjithëse detajet e masave nuk janë specifikuar, presidenti dhe ministri i Ekonomisë Alehandro Gil tha se do të ketë një numër kufizimesh të dukshme gjatë ditëve në vijim.

Diaz-Cannel si fajtor për gjendjen aktuale përmendi sanksionet amerikane, e cila përfshin masa kundër kompanive të naftës që transportojnë naftë në ishull, veçanërisht nga aleati kryesor i Kubës, Venezuela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...