Nëna tentoi ta vriste fëmijën e saj 6 vjeçar, për arsye të tmerrshme

Bota

Nëna tentoi ta vriste fëmijën e saj 6 vjeçar, për arsye të tmerrshme

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 08:24
Dazshea Watkins me djalin

Dazshea Watkins, 25 vjeçare akuzohet për 32 akuza duke përfshirë tentim vrasjen, sulm dhe rrezikim të fëmijëve.

Nëna shtatzënë po konsiderohet “mendërisht e sëmurë” pasi që e ka regjistruar një video duke tentuar ta privoj nga jeta djalin e saj.

Këtë video ajo ia ka dërguar babait të fëmijës, shkruan Daily Mail.

Ajo akuzohet se ka regjistruar veten e saj duke mbajtur djalin e saj për qafe nën ujë, derisa djaloshi shqelmon dhe përpiqet të shpëtoj nga mbytja.

Babai i djaloshit me të parë videon ka vrapuar shpejt në shtëpi për të parë djaloshin, ndërsa Watkins iu kishte thënë shërbimeve sociale se ndihej e frustruar dhe e vetmuar.

Ajo po ashtu akuzohet edhe për goditjen e djaloshit të saj në kokë dhe ushtrim të dhunës në forma të ndryshme.

Para autoriteteve gjyqësore Watkins ishte deklaruar e pafajshme, megjithëse gjykata e kishte liruar nga disa pika të aktakuzës por jo nga shumica, derisa në fund ajo është liruar pas pagesës së kaucionit prej 10 mijë dollarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat