Vret ish- të dashurën me partnerin e saj të ri, pastaj ia vë flakën shtëpisë duke vrarë edhe veten

Bota

Vret ish- të dashurën me partnerin e saj të ri, pastaj ia vë flakën shtëpisë duke vrarë edhe veten

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 23:28
Jay Edmunds, Ashley Martin, Billy Hicks

Ashley Martin, 32 vjeçar ka djegur shtëpinë në të cilën ndodhej ish e dashura e tij, Jay Edmunds, 27 vjeçe dhe i dashuri i saj i ri, Billy Hicks.

Martin nuk kishte arritur të pranojë faktin që e dashura e tij e parë e kishte lënë atë dhe kishte filluar një marrëdhënie të re me Billy Hicks, shkruan Daily Mail.

Martin kishte godit me thikë në zemër Billy-n dhe më pas e kishte lënë të plagosur  në dhomë, në të cilën kishte derdhur benzinë dhe në fund i kishte dhënë flakën.

Si pasojë e kësaj Martin kishte djegur ish të dashurën e tij me të dashurin e saj dhe vetën e tij.

Hetuesit policorë më pastaj kishin zbuluar se Martin ishte përgatitur mjaftë mirë duke blerë mjete të ndryshme si thikë gjuetie, kanaçe 20 litërshe, dylbi për të kryer në fund aktin e tmerrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat