Kurdët largohen nga një qytet kufitar, ia lënë kontrollin Turqisë

Bota

Kurdët largohen nga një qytet kufitar, ia lënë kontrollin Turqisë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Zyrtarët kurdë kanë thënë se luftëtarët e tyre janë tërhequr nga qyteti Ras al-Ayn, duke ua dhënë Turqisë dhe grupeve aleate të saj kontrollin në njërin nga qytetet kufitare, i cili ka qenë pjesa kryesore e luftimeve që nga vendimi i presidentit amerikan për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se një kolonë me 86 automjete me luftëtarë kurdë janë larguar nga qyteti të dielën pasdite. Në mesin e të larguarve ka edhe civilë të plagosur. Ata janë zhvendosur në jug të zonës prej 20 miljesh, për të cilën Turqia thotë se do ta çlirojë për t’ua mundësuar vendosjen refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi.

Kino Gabriel, një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, konfirmoi se qyteti Ras al-Ayn është braktisur si pjesë e marrëveshjes për armëpushim me Turqinë. “Nuk kemi më luftëtarë të tjerë në këtë qytet”, tha ai.

Megjithatë, luftëtarët kurdë ende ndodhen në pjesët e tjera të të ashtuquajturës zonë e sigurisë, përfshirë qytetet Kobane dhe al-Darbasiyah.

Luftimet që zgjatën 11 ditë u ndërprenë javën e kaluar për t’ua mundësuar kurdëve largimin nga zona kufitare mes Sirisë dhe Turqisë. Sidoqoftë, palët e konfliktit e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat