“Vdekja e trurit të NATO-s”, Macron nuk ndryshon qëndrim

Bota

“Vdekja e trurit të NATO-s”, Macron nuk ndryshon qëndrim

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:56
Donald Trump dhe Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot se ai mbetet pranë deklarimeve të tij të mëhershme se NATO është në një gjendje "vdekje të trurit" dhe se Aleanca duhet të jetë e qartë për qëllimin e saj parësore.

Ai tha në një konferencë shtypi me homologun e tij amerikan Donald Trump në margjinat e një samiti të NATO-s, se Aleanca nuk mund të pajtohet as për një përcaktim të përbashkët të terrorizmit.

Turqia, tha ai, po lufton në veri të Sirisë kundër atyre që më parë kanë bashkuar partnerët perëndimorë kundër organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

"Ky është problem, një problem strategjik," tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat