Rreth 2000 shtëpi të shkatërruar nga zjarret në Australi, dëmi mbi 700 mln dollarë

Bota

Rreth 2000 shtëpi të shkatërruar nga zjarret në Australi, dëmi mbi 700 mln dollarë

Më: 7 janar 2020 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Rreth 2000 shtëpi janë shkatërruar si pasojë e zjarreve në Australi. Sipas autoriteteve ekuipazhet po përgatiten për përkeqësimin e kushteve.

Pas reshjeve të shiut, që rritën shpresat për australianët, temperaturat priten që të rriten përsëri të Premten, duke shkaktuar frikën se dy zjarre mund të formojnë një "mega zjarr" të ri.

Të paktën 25 njerëz dhe miliona kafshë kanë vdekur që nga shtatori.

Australia po lufton një sezon zjarresh, i nxitur nga temperaturat rekord dhe thatësira e përhapur.

Këshilli i Sigurimeve i Australisë vlerësoi se fatura e dëmit kishte arritur në 700 milion dollarë por tha se priste që kostoja të rritet ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat