Arrihet armëpushimi mes grupeve rivale në Libi

Bota

Arrihet armëpushimi mes grupeve rivale në Libi

Më: 12 janar 2020 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar dhe qeveria e përkrahur nga Kombet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për armëpushim pas luftimeve të ashpra në Libi. Thirrje për këtë armëpushim më parë kishin bërë Turqia dhe Rusia.

E ashtuquajtura Ushtria Kombëtare Libiane tha se armëpushimi, i cili ka hyrë në fuqi në orët e hershme të së dielës, do të respektohet nëse atë e mban edhe qeveria e përkrahur nga Kombet e Bashkuara, me bazë në Tripoli.

“Çfarëdo shkelje e armëpushimit do të pasojë me kundërpërgjigje të ashpër”, tha zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane, Ahmed Mismari, përmes një deklarate.

Në anën tjetër, edhe qeveria në Tripoli njoftoi për arritjen e armëpushimit. “Duke iu përgjigjur thirrjeve të presidentit turk dhe presidentit rus për armëpushim, kreu i Këshillit Presidencial njofton për armëpushim”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi tha se e mirëpret këtë armëpushim dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë marrëveshjen në mënyrë të prerë në mënyrë që të hapet rruga për zgjidhje paqësore.

Sidoqoftë, shumë vëzhgues kanë thënë se armëpushimi vështirë se do të mbahet, duke i marrë parasysh aleancat e paqëndrueshme ushtarake të Libisë, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat