Vdes studentja kineze që jetonte me 30 centë në ditë për ta ndihmuar vëllanë e sëmurë - Bota Sot
Vdes studentja kineze që jetonte me 30 centë në ditë për ta ndihmuar vëllanë e sëmurë

Bota

Vdes studentja kineze që jetonte me 30 centë në ditë për ta ndihmuar vëllanë e sëmurë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:12
Foto

Një studente kineze, e cila ushqehej dobët dhe shpenzonte vetëm 30 centë në ditë për ta ndihmuar vëllanë e sëmurë, ka vdekur në spital.

Vështirësitë e studentes Wu Huayan e shokuan Kinën, kur vitin e kaluar u publikuan fotografitë e saj. Ajo peshonte pak më shumë se 20 kilogramë.

Ajo ishte shtruar në spital në tetor të vitit të kaluar për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Shumë njerëz dhanë të holla për shërimin e saj, por vëllai i vet njoftoi se Huayan ka vdekur të hënën.

Wu kishte thënë se ka kërkuar ndihmë pas vdekjes së babait dhe gjyshes për shkak se nuk kishte të holla për ta paguar trajtimin e tyre në spital.

“Nuk dua ta përjetoj këtë, ta pres vdekjen për shkak të varfërisë”, kishte thënë ajo.

Mjekët kishin thënë vitin e kaluar se studentja 24-vjeçare kishte probleme me zemër dhe veshka për shkak të ushqimit të paktë që e kishte ngrënë në pesë vjetët e fundit.

Wu Huayan dhe vëllai i saj ishin përballur vazhdimisht me vështirësi për të mbijetuar. Nëna e tyre kishte vdekur kur studentja i kishte vetëm katër vjet, ndërsa babai vdiq disa vjet më vonë, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat