Angola zotohet se do ta gjykojë vajzën miliardere të ish-presidentit - Bota Sot
Angola zotohet se do ta gjykojë vajzën miliardere të ish-presidentit

Bota

Angola zotohet se do ta gjykojë vajzën miliardere të ish-presidentit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:14
Isabel dos Santos-in

Qeveria e Angolës është zotuar se do t’i përdor të gjitha rrugët e mundshme për ta kthyer në vend Isabel dos Santos-in dhe për ta gjykuar atë në lidhje me dyshimet për korrupsion dhe nepotizëm. Ajo ka pasuri prej më shumë se 2 miliardë dollarësh.

Prokurori i përgjithshëm i Angolës, Helder Pitra Gros, tha në radio-stacionin publik të shtetit afrikan se do të përdoren të gjitha mënyrat e mundshme dhe do të aktivizohen mekanizmat ndërkombëtarë për ta kthyer në atdhe Dos Santos-in.

Ajo ishte larguar nga Angola në vitin 2018 pasi babai i saj u largua nga pushteti. Vetë Dos Santos ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje ligjore.

Përmes disa postimeve në Twitter, ajo i mohoi të gjeturat e hulumtimit të shumë gazetarëve ndërkombëtarë, të mbështetura në 715 mijë dosje të nxjerra nga bizneset e saj, duke i cilësuar këto akuza si fushatë nga qeveri e Angolës për ta diskredituar personalitetin e saj.

Në dhjetor, një gjykatë në Angolë i ngriu asetet e gruas më të pasur në Afrikë me arsyetimin se ajo ka përfituar nga marrëveshjet favorizuese me shtetin gjatë kohës së pushtetit të babait të saj, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat