Ish-shefi i Interpolit dënohet me 13 vjet e gjysmë burg – kishte abuzuar me pozitat zyrtare - Bota Sot
Ish-shefi i Interpolit dënohet me 13 vjet e gjysmë burg – kishte abuzuar me pozitat zyrtare

Bota

Ish-shefi i Interpolit dënohet me 13 vjet e gjysmë burg – kishte abuzuar me pozitat zyrtare

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:14
Meng Hongwei

Ish-shefi i Interpolit, Meng Hongwei është dënuar më 13 vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 290 mijë dollarë, për marrje ryshfeti dhe abuzim me pozitat zyrtare.

Meng Hongwei, është arratisur në Francë nga shtatori i 2018-së. Hongwei ishte kreu i parë kinez i Interpolit.

64 vjeçari, ka pranuar se ka marrë më shumë se 2 milionë dollarë në ryshfet.

Gjykata Popullore e Ndërmjetme Tianjin No 1 e Kinës e shpalli Meng Hongwei fajtor për keqpërdorimin e autoritetit të tij publik në mes të viteve 2005 dhe 2017 kur ai shërbeu si zëvendës/ministër i sigurisë publike dhe shef i policisë së detarisë së Kinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat