Egjipti dënon me burgim të përjetshëm 8 militantë të ISIS-it

Bota

Egjipti dënon me burgim të përjetshëm 8 militantë të ISIS-it

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:26
Foto

Një gjykatë në Egjipt i shpalli fajtorë dhe i dënoi me burgim 37 persona të akuzuar për pjesëmarrje në grupin terrorist, ISIS. Tetë prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm.

Të akuzuarit e tjerë u dënuan me burgim nga 1 deri në 15 vjet. Të gjithë personat e dënuar akuzoheshin për pjesëmarrje në aksionet e armatosura të të ashtuquajturit Shtet Islamik në degën e këtij grupi në gadishullin Sinai.

Militantët e lidhur me grupin terrorist kanë realizuar shumë sulme në Sina dhe në pjesë të tjera të Egjiptit, duke lënë të vrarë qindra ushtarë, policë dhe banorë lokalë.

Prokurorët kërkuan që personat e akuzuar të dënoheshin për planifikim të sulmeve, promovim të ideologjisë së ISIS-it nëpër burgje dhe financim të nëngrupeve të tij, njoftuan burimet brenda sistemit të drejtësisë.

Sidoqoftë, shtatë persona u liruan nga akuzat dhe u shpallën të pafajshëm, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat