Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Bota

Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:03
Bill Gates

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” ka vendosur të dhurojë 10 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit kinez.

Miliarderi amerikan e njoftoi këtë dhurim disa ditë më parë.

Gjysma e shumës do të shkojë në Kinë, gjysma tjetër në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë.

“Shuma do të shpenzohet për të ndihmuar shpëtimtarët në vijën e parë të frontit, në Kinë dhe Afrikë, që të frenojnë përhapjen e virusit të ri”, ka bërë të ditur  fondacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat