Gjykata-anije që vë drejtësi në xhungël

Bota

Gjykata-anije që vë drejtësi në xhungël

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:12
Gjykata-anije

Rreth 14.00 veta jetojnë në arkipelagun e izoluar të Amazonës, por ky rajon është aq i largët, saqë prania e shtetit është minimale. Rrjedhimisht, për çdo dy muaj, një ekip zyrtarësh gjyqësorë shkojnë tek ky vend për procese gjyqësore – që mbahen në një anije

Pak para muzgut, një numër shtëpish shumëngjyrëshe të shfaqen beftas teksa lundron nëpër lumë dhe pamja e tyre, e kombinuar me florën dhe ujrëat e Amazonës, është mbresëlënëse.

Vila Progresso është kryeqytet i arkipelagut Bailique, një zinxhir tetë ishujsh në xhunglat braziliane, rreth dymbëdhjetë orë larg prej qyteteve tjera. Ajo është pak më shumë sesa një labirint lumenjsh dhe kanalesh.

Vetë bukuritë natyrore bëjnë që ky vend të duket si vetë parajsa, por jeta për banorët është e zorshme. Nuk ka vende pune dhe rreth 14.000 banorët e arkipelagut jetojnë nga peshkimi. Shumica prej tyre nuk dijnë shkrim-lexim, derisa dora e shtetit është pothuajse e pavërejtshme, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Rrjedhimisht, të shkosh tek gjykata më e afërme prej këtij vendi as që merret parasysh për shumicën. E kjo edhe është arsyeja përse gjatë 25 viteve të kaluara, gjykata vjen tek ta. Përmes një anijeje.

Anija “Joao Bruno II” zakonisht bart njerëz dhe mallra prej kryeqytetit provincial të Macapas, tek fshatrat e vogla në Amazonë. Por, çdo dy muaj, anija transformohet në një gjykatë lundruese, duke e vënë sundimin e ligjit në skajet edhe më të largëta të Brazilit, aty ku nuk ka institucione shteti. Këtë radhë, në mesin e turmës vërehej gjyqtari Jose Luciano Assis. Bashkë me të janë edhe pesëdhjetë punonjës gjyqësorë të gjykatës së Amapas. Fjala është për prokurorë, zyrtarë gjyqësorë, punonjës të shërbimeve sociale dhe policë. Vitin e kaluar, ata vinin më shpesh. Por, nën presidentin Jair Bolsonaro, gjyqësorit në Brazil i është dashur t’i shkurtojë shpenzimet. Presidenti aktual i Brazilit nuk njihet si adhurues i madh i proceseve gjyqësore: Ai më përpara do ta luftonte krimin me dhunë.

Fjala për mbërritjen e anijes merr dhenë dhe njerëzit ngarendin për t’i pritur zyrtarët dhe për ta siguruar një termin për seancë. Për tri ditë, anija do të jetë përplot me njerëz që paraqesin ankesa, apo thjeshtë kërkojnë këshilla.

“Ne u sjellim drejtësinë anëtarëve të harruar të shoqërisë braziliane”, thotë Assis. “Për disa ditë, ne ua sigurojmë atyre kontaktin me botën bashkëkohore dhe iu ndihmojmë njerëzve t’i zgjedhin problemet e tyre”.

E zyrtarët tjerë gjyqësorë që vijnë nëpër ekspeditat në Amazonë, e bëjnë këtë gjë mbi bazë vullnetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat